Flash News

KRYESORE

Zbardhet ngjarja në "Attikon": Pse 59-vjeçari shqiptar sulmoi infermieren në Greqi dhe më pas u vetëvra?

Zbardhet ngjarja e rëndë në Greqi, ku një 59-vjeçar shqiptar, pacient në një spital në Athinë, plagosi me thikë infermieren e turnit dhe më pas u hodh nga kati i katërt duke gjetur vdekjen.

Mediat greke raportojnë se, 59-vjeçari ishte diagnostifikuar me kancer marsin e kaluar dhe më 19 gusht, pasi përfundoi ekzaminimet dhe trajtimet, iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një tumori. Që atëherë, ai vijonte të ishte i shtruar në spital në "Attiko", dhe mjekët që përshkruanin pilula qetësuese, sikurse jepet për pacientët në fazën post-operative.

Gruaja e tij, e cila u thirr për të dëshmuar në polici, sqaroi se 59-vjeçari nuk kishte histori të ç’rregullimeve mendore. Sidoqoftë, ai zbuloi se ditët e fundit mjekët e spitalit e kishin operuar padrejtësisht.

Në orën 5 të mëngjesit të djeshëm ai thirri infermieren në dhomë me butonin special dhe u fsheh pas derës me një thikë kuzhine në dorë, të cilën e përdorte për të prerë fruta. Sapo infermierja hyri në dhomë, ai e sulmoi, e tërhoqi nga flokët, i goditi kokën në mur dhe më pas e preu lehtë në qafë.

Për të mbrojtur infermieren, fillimisht ka ndërhyrë një pacient tjetër, duke goditur 59-vjeçarin me mbështetësen metalike të serumit që kishte në dorë. Më pas, për të qetësuar situatën ka ndërhyrë edhe një visitor. Ai arriti të largonte 59-vjeçarin nga vendi i ngjarjes. Pak më pas shqiptari u ngjit në katin e 4-të dhe përmes daljes së urgjencës doli në shkallët e jashtme metalike të spitalit dhe u hodhë nga lartësia duke i dhënë fund jetës.

Infermieres 37-vjeçare iu dha ndihma e pare, ndërkaq tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shqiptari 59-vjeçar jetonte në Greqi prej 13 vjetësh, ndërsa ai ishte babai i dy vajzave, njëra prej të cilave po studion në Angli.

Përmes një njoftimi, administrata e spitalit të Atikos ka sqaruar se: "Këtë mëngjes, e hënë 31 gusht 2020 në 5:20 të mëngjesit, infermierja e turnit të Klinikës së Kirurgjisë Kardiake të Spitalit tonë, u sulmua me një objekt të mprehtë nga një pacient, i cili më pas i dha fund jetës. Infermierja mori ndihmë të menjëhershme mjekësore për qepjen e plagëve të saj, iu nënshtrua një sërë ekzaminimesh dhe po trajtohet. Ajo është jashtë rrezikut për jetën. Autori i incidentit, pasi vetëvrasjes, u transferua në Repartin e Urgjencës, ku u shpall i vdekur. Policia Greke tashmë është duke u marrë me çështjen ".

Administrata e spitalit i uroi shërim të shpejtë dhe të plotë infermieres, e cila u plagos herët në mëngjes në "Attikon". "Ne shprehim hidhërimin tonë për incidentin dhe mbështesim stafin e Spitalit tonë, i cili me vetëmohim përpiqet dhe ofron shërbimet më të mira shëndetësore për qytetarët çdo ditë".

[caption id="attachment_410134" align="alignleft" width="532"] Pamje nga vendngjarja në spitalin grek[/caption]

Të fundit