Flash News

KRYESORE

Zbardhet përplasja e parë, Fevziu-Bashës: Të kërkova të dilje jashtë nga klasa e mësimit

Zbardhet përplasja e parë, Fevziu-Bashës: Të kërkova

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i ftuar sot në ceremoninë e 20 vjetorit të emisionit ‘Opinion’, ku ka zhvilluar edhe një bisedë të shkurtër me drejtuesin Blendi Fevziu.

Fevziu ka zbuluar se kur bënte praktikën si mësues shumë vite më parë, është përplasur me Bashën, atëherë maturant në gjimnazin ‘Sami Frashëri’ në Tiranë.

“Të kujtohet që të kam nxjerrë nga klasa kur bëja praktikën? Ka qenë një debat për Faik Konicën”, iu drejtua gazetari kreut të opozitës, i cili nuk e kishte harruar këtë moment: “E di që më ke kërkuar të dalë jashtë, por nuk dola”, tha Basha.

“Kanë qenë kohët e rebelimit të madh atëherë, nuk dëgjohej mësuesi”, tha Fevziu.

Të fundit