Flash News

E-TJERA

Zbardhet përplasja me armë pranë Policisë Bashkiake në Tiranë, arrestohet pronari i lokalit

Zbardhet përplasja me armë pranë Policisë Bashkiake në

Zbardhet konflikti me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Shefqet Musaraj”, pranë Policisë bashkiake në Tiranë.

Pak orë pas shkëmbimit me armë zjarri, nga e cila fatmirësisht nuk pati të lënduar, policia ka arrestuar pronarin e lokalit Laert Hita, 35 vjeç dhe akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje.

Po ashtu, ka shpallur në kërkim A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Sipas policisë, këta dy persona , në lokalin në pronësi të Laert Hitës, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Pas verifikimit, policia gjeti tre gëzhoja pistolete. Hita nuk ka dhënë shpjegime para hetuesve për motivin e ngjarjes, por ka treguar se shkak është bërë një konflikt banal i momentit.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Të fundit