Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Zbardhet plani i PD për të bllokuar zgjedhjet në Kavajë, Basha njofton edhe aleatët
Partia Demokratike ka hartuar një plan për të bllokuar zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkinë e Kavajës.
Zgjedhjet janë dekretuar nga presidenti Bujar Nishani për t’u zhvilluar më 7 maj, por opozita refuzon pjesëmarrjen për shkak të rrezikut për vjedhjen dhe manipulimin e votave.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot të kreut të PD-së, Lulzim Basha, me aleatët, është rënë dakord për zhvillimin e një protest kombëtare në Kavajë më 7 maj. Mësohet se është parashikuar që protestuesit të qëndrojnë 24 orë në qytet, në mënyrë që të mos lejohet votimi.
Ky vendim pason të parin, për të mos u regjistruar në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Sa i përket Kavajës, edhe Partia Socialiste po tregohet e kujdesshme më lëvizjet e saj, pasi ndonëse ka mbetur më pak se një muaj nga dita e zgjedhjeve, kandidati për bashkinë nuk është zyrtarizuar ende. Politiko.al raportoi pak ditë më parë se emri që pritet të bëhet publik si kandidat është ai i Klodian Shehit, nënkryetarit aktual të bashkisë.
Ndërkohë, opozita vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim se duhet një pakt politik për krijimin e qeverisë teknike në mënyrë që zgjedhjet e 18 qershorit dhe ato të Kavajës, të jenë të lira dhe të ndershme.