All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zbardhet projektvendimi për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar

Zbardhet projektvendimi për prishjen e godinës së Teatrit
All - Paragraf - 1

Është zbardhur projektvendimi  për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, së bashku me relacionin përkatës.

All - Paragraf - 3

Projektvendimi mban datën 13 maj 2020 dhe firmën e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Propozimi për shembjen e Teatrit Kombëtar është bërë nga kreu i bashkisë, Erion Veliaj, i cili ia ka dërguar kryetarit të Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Sipas dokumentit, kërkesa për shembjen e godinës, e cila tashmë është në pronësi të bashkisë së Tiranës bazohet në akt ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit.

Kërkohet miratimi, në pronësi të bashkisë së Tiranës dhe bazohet në akt ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit  Mbi Vlerësimin e Godinës së Teatrit Kombëtar.

Në pikën numër dy të vendimit kërkohet që të merren masat e nevojshme për nisjen dhe ndjekjen e procedurës së ndërtimit të godinës bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar.

Në pikën 4 të vendimit thuhet se në mbështetje do të jetë policia, bashkia, Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit , Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, mbështesin Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit për ndërhyrjen dhe prishjen e objekteve.

Po ashtu do të angazhohet edhe policia e Tiranës.

Në pikën numër 6 thuhet se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit do të njoftojë 24 orë përpara ndërhyrjes për prishjen e objektit policinë e Tiranës.

Kujtojmë se këshilltarët bashkiakë do të mblidheshin nesër online për të votuar shembjen, por mbledhja shtyhet të hënën.

Vendimi ka sjellë tension të madh mes përfaqësuesve të Aleancës për Teatrin, të cilët po qëndrojnë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për të kundërshtuar vendimin.

Ndërkohë dje, prej orës 17 e 30 policia bashkiake është paraqitur në ambjentet e Teatrit Kombëtar me një letër përshkruese ku tregonte se ky institucion kalon tashmë zyrtarisht në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Prania e shtuar e forcave të Policisë Bashkiake pranë Teatrit ka nxitur reagimin e aktivistëve të Aleancës për Teatrin të cilët janë mbledhur duke kundërshtuar efektivët.

Policia ju ka kërkuar të largohen nga ndërtesa por protesta e tyre ka vijuar. Artistët i kanë bërë thirrje opozitës dhe presidentit që të ndërhyjë në këtë situatë.

Kundër vendimit është edhe presidenti Ilir Meta, i cili sot dërgoi një padi të re në Gjykatën Kushtetuese kundër shembjes së godinës së TK, pasi sipas tij përben shkelje të parimeve kushtetuese, vlerave të mbrojtura nga Kushtetua e aktet ndërkombëtare.

Për ta lexuar të plotë projektvendimin klikoni KETU: T.Kombetar (1)

Të fundit