Flash News

KRYESORE

Zbardhet propozimi që po përgatit Partizani: Sistemi VAR të përdoret edhe në Shqipëri

Zbardhet propozimi që po përgatit Partizani: Sistemi VAR të

Për punë ditësh pritet që në FSHF të organizohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv, nga ku pritet që të vendosen ndryshimet dhe rregulloret e reja për sezonin e ri futbollistik në Shqipëri, 2018-2019.

“Panorama Sport” mëson se Partizani mund të depozitojë në FSHF edhe një kërkesë shtesë, e cila nëse do të aprovohej, do të ishte risi për Kategorinë Superiore, përdorimi i sistemit VAR.

Në të shkuarën ka pasur plot raste të kontestuara në ndeshjet e Superiores, madje dhënia dhe mosdhënia e një penalltie, goli apo kartoni është amplifikuar për javë me radhë. Ndaj, të kuqtë do të kërkojnë nga qeveria e futbollit shqiptar që të gjejë mundësitë për të aplikuar teknologjinë në Superiore, në mënyrë që të minimizohen akuzat, kontestimet, parag-jykimet dhe të ashtuquajturat gabime njerëzore të gjyqtarëve.

Në parim duket si pamundësi për futbollin shqiptar përdorimi i teknologjisë VAR në Superiore, për shkak të infrastrukturës së disa stadiumeve, financave të pakta, si dhe burimeve njerëzore.

Të fundit