Flash News

KRYESORE

Zbardhet skema e kompanisë shqiptare të ndërtimit në Britani, punësonte shqiptarë ilegalë; pranga pronarit

Zbardhet skema e kompanisë shqiptare të ndërtimit në

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar firmën e çelikut, “Kupa Steelfixing Ltd”, për krijimin e një rrjeti trafiku, ndërsa gjatë seancës në gjykatë shtetasi shqiptar, Rebani Kupa pranoi përfshirjen e tij në përdorimin e kompanisë për të punësuar punëtorë të paligjshëm.

Një zëdhënës i Ministrisë se Brendshme konfirmoi se gjashtë shtetas të tjerë shqiptarë ishin arrestuar si rezultat i hetimit.

Kupa, 35 vjeç pranoi se kishte punësuar shqiptarë ilegal në ndërtimin e godinës së Këshillit Bashkiak të Aberdeen, invesim që kap shifrën e 333 milionë paundësh.

Sipas hetimit, shumë njerëz të punësuar nga kompania përdorën emra dhe dokumente identifikimi të rreme nën pretendimin që kanë lindur në Kosovë.

Një menaxher i “Kupa Steelfixng Ltd”, i cili nuk donte të identifikohej, mohoi fuqishëm se firma ka ndonjë lidhje me krimin e organizuar.

Ai tha: "Unë jam i vetëdijshëm se Rebaniu është ndaluar, por unë nuk jam i vetëdijshëm për ndonjë hetim më të gjerë. Ne jemi ende duke punuar në AECC dhe nuk kemi bërë asgjë të gabuar.”

Këshilli i Qytetit të Aberdeen nuk pranoi të komentojë mbrëmë, por kompania bashkëpunëtore e “Kupa Steelfixing Ltd” ka pranuar të ndihmojë hetimet.

Të fundit