Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Zbardhet vendimi i Niko Peleshit, paguan 18 mln lekë për operacionin e sekretares së Arben Ahmetajt
Zonja Gelardina Prodani ka përfituar nga Qeveria Shqiptare mbulim të pjesshëm të shpenzimeve të një operacioni që ajo i është nënshtruar. Prodanit i janë paguar 1 800 000 lekë për faktin se është Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, që drejtohet nga Arben Ahmetaj.
Propozimi është bërë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe është firmosur nga zv/kryeministri Niko Peleshi.
Politiko.al mëson se Prodani i është nënshtruar në Vjenë të Austrisë operacionit për tiroidet.
Ndërkohë, e dyshimtë është shifra që është paguar për këtë operacion nga taksapaguesit shqiptarë. Një ndërhyrje e tillë, në spitalet private në Shqipëri kushton rreth 3 mijë euro, ndërsa zonjës Prodani vetëm gjysma e operacionit e mbuluar nga qeveria arrin në 18 milionë lekë të vjetra.