Flash News

KRYESORE

Zbardhet vendimi i qeverisë: Nuk ka shpërblim për administratën në fundvit

Qeveria ka vendosur që këtë vit të mos jepet shpërblim për punonjësit e administratës në fundviti. Vendimi i marrë më 6 dhjetor parashikon ndalimin e përdorimit të fondit të posaçëm, rezervë të institucioneve ku parashikohet edhe organizimi i aktivitetet kulturore apo i shpërblimeve.

Disa ditë më parë kryeministri Rama paralajmëroi se këtë vit

nuk do të ketë shpërblime për atë pjesë të administratës që kanë përfituar gjatë viteve të fundit. Kjo lidhet me gjendjen e jashtëzakonshme që po kalon Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit ku pati 51 viktima në zonën e Durrësit dhe të Thumanës.

VENDIM

Nr. 781, datë 6.12.2019 për një ndryshim në vendimin nr.929, datë 17.11.2010, të këshillit të ministrave, “për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshua. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 11, të ligjit nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Pika 9, e vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, riformulohet, si më poshtë vijon: “9. Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.”.
  2. Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1 për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Të fundit