Flash News

KRYESORE

Zbardhet vendimi i qeverisë për gjendjen e emergjencës pas tërmeteve: Çfarë pritet të ndodhë për 30 ditë

 Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë herët në mëngjes, lidhur me situatën e rëndë të krijuar prej tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm.

Në mbledhjen e sotme u vendos që në vend të shpallet gjendja e emergjencës, e cila do të zgjasë për 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit.

Çfarë parashikon vendimi për shpalljen e emergjencës?

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në VKM specifikohet edhe përmbajtja e gjendjes së jashtëzakonshme si dhe masat që do të ndërmerren.

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), si organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore”, thuhet në VKM.

Një nga pikat e rëndësishme të vendimit është se të gjitha subjektet private duhet të ofrojnë shërbimet e tyre në funksion të menaxhimit të situatës së rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Për këto subjekte thuhet se duhet “të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”.

Po ashtu në vendim sqarohet se çfarë do të ndodhë me subjektet publike dhe masat që do të marrin për të prekurit nga nga tërmeti.

Më poshtë vendimi i plotë

 

 

Të fundit