Flash News

KRYESORE

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Pse dosja e Aldo Bares duhet të rigjykohet

Zbardhet vendimi i Kushtetueses: Pse dosja e Aldo Bares duhet të rigjykohet

Pas disa ditësh që nga marrja në shqyrtim dhe kthimi i çështjes së Aldo Bares për gjykim në Gjykatën e Lartë, është zbardhur sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Në vendimin e kësaj të fundit thuhet se Gjykata e Lartë nuk ka pranuar që të bëj rekurs për këtë dosje pas kërkesës që u bë nga Bare.  Në vendimin e zbardhur thuhet se Gjykata e Lartë nuk i është përgjigjur kërsesave të të dënuarit, duke shkelur të drejtën e ankimit. Sipas Kushtetueses kërkesat e të pandehurit do të shqyrtohen përsëri nga shkalla e tretë e drejtësisë.

Në këtë vendim thuhet se pretendimet e Aldo Bares kanë natyrë kushtetuese dhe janë të pranueshme, pasi i është cënuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.  Kushtetuesja me këtë vendim detyron Gjykatën e Lartë që të marrë përsëri në shqyrtim kërkesat e Bares.

Aldo Bare është i dënuar për disa vrasje dhe njihet si kreu i bandës kriminale të Lushnjës.

Të fundit