Flash News

KRYESORE

Zbardhet vendimi/Pensionet, si ndryshon skema për sigurimet

Zbardhet vendimi/Pensionet, si ndryshon skema për sigurimet

Në mbledhjen e fundit të organizuar nga Qeveria, kjo e fundit ka përcaktuar rregulla të reja mbi bazën e të cilave do të derdhen kontributet e sigrimeve shoqërore për çdo kategori, që nga  personat e punësuar e deri tek invalidët.

Kështu paga bruto mujore për personat  e punësuar do të jetë jo  më pak se paga minimale mujore në shkallë vendi pra, jo më pak se 26 mijë lekë. E njëjta gjë vlen edhe për të vetëpunësuarit që do të derdhin sigurime mbi efekt pensioni mbi pagë jo më të ulët se paga minimale.

Por kjo nuk vlen për të vetëpunësuarit në fshat, fermeret, për të cilët edhe pas shume mendimeve të propozuara nuk ka ende një skemë për pagesën e sigurimeve.

Sa u takon invalidëve pë të vetëpunësuarit që marrin pension invaliditeti  të pjesshëm, pagesa e sigurimeve do të jetë 25% më e ulët se paga minimale. Ndërsa për ata të punësuarit pragu i caktuar është jo më pak se 50% e pagesës minimale.

Sa i përket sigurimeve kontributi i detyrueshëm për  të punësuarit me kontratë pune që zgjat më shumë se 87 orë në muaj  është 24.5% të pagës brtuo, ndërsa për ata që punojnë  më pak se 87 orë në muaj kontributi për sigurimet shoqërore është 23.3 % i pagës bruto.

Ndërsa për të vetëpunësuarit me përjashtim të atyre në bujqësi  kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore është në masën 23% të pagës.

Sakaq ka ndryshuar edhe shuma bazë mbi të cilën  llogariten pensionet për të gjithë ata që mbushin  moshën e daljes në pension. Gjatë viteve  pensioni baze ka pësuar një rritje rreth 780 lekë nga 6.858 lekësh që ka qenë në 2016-n, është bërë 7.637 lekë.

Të gjithë ata pensionistë që nuk plotësojnnë 15 vite kontribute sa është edhe pragu iu lind e drejta të trajtohen  me pension social, ndërsa ata që kanë mbi 15 vite  formula e re përcakton një pension bazë dhe shtesën.

Të fundit