Flash News

KRYESORE

Zbardhet vjedhja e minierës së Munellës, në pranga dy të rinj

Zbardhet vjedhja e minierës së Munellës, në pranga dy

Zbardhet vjedhja e ndodhur në Minierën e Munellës, ndërsa janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

“Identifikohen dhe kapen autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë. Arrestohen 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale kabulli i vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë pas një pune intensive hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F.B, 28 vjeç, banues në Lezhë,

L.M, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë,

Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal”, njofton policia.

Të fundit