Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar "Kambisti". Pas një pune hetimore intensive, policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 16.09.2018, ku rreth orës 20:30, në lagjen "Bashkimi" Vlorë, dy persona i kanë dalë para në rrugë shtetasit A.L, 34 vjeç, i cili transportonte para nga një pikë e këmbimit valutor në pikën tjetër dhe i kanë vjedhur me dhunë çantën e krahut.
Autorët e dyshuar për veprën penale janë M.Gj, 17 vjeç, banues në Vlorë dhe N.A, 16 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tyre u bë në lagjen "24 Maji", të cilët tentuan t'u largoheshin shërbimeve të policisë, por u kapen menjëherë në rrugën kryesore të kësaj lagjeje.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumica e parave të vjedhura në total 8.150 Euro, çanta në të cilën ndodheshin paratë në momentin e vjedhjes, si dhe xhiboksi i veshur në momentin e vjedhjes me dhunë nga njëri prej autorëve.