Flash News

KRYESORE

Zbardhet vrasja e 19-vjeçarit grek, në kërkim tre shqiptarë

Zbardhet vrasja e 19-vjeçarit grek, në kërkim tre

Policia greke ka zbardhur vrasjen e 19-vjeçarit grek, i cili u vra me thikë mbrëmjen e 18 marsit dhe ka lëshuar urdhër arrest për tre shqiptarë me akuzën e vrasjes me paramendim.

Sipas policisë greke, tre shqiptaret dyshohet se janë autorët e vrasjes se të riut grek Thomas Heliotos në sheshin ‘Marusi’ të Athinës.

Greku 19-vjeçar u përfshi për të mbrojtur shokët e tij dhe mbeti i vdekur nga goditja me thikë në kraharor nga 23-vjeçari shqiptar dhe dyshohet se sherri ka ardhur për shkak të pazareve të drogës mes shokëve të tij dhe shqiptarëve.

Policia është vënë në kërkim të tre shqiptarëve të cilët mendohet se pas kryerjes së krimit janë larguar drejt Shqipërisë.

Të fundit