Flash News

KRYESORE

“Zbato rregullat e sigurimit teknik”, Gaz Paja ironizon artistët e Teatrit?

Aktori Gazmend Paja, që është pozicionuar publikisht pro shembjes së Teatrit Kombëtarë, ka publikuar sot në rrjetin social Instagram një shprehje, ku shkruhet: “Zbaro rregullat e sigurimit teknik”.

Nuk eshte e qarte nëse mesazhi i tij, ironizon aktorët që janë kundër shembjes së godinës, por vlen të kujtohet se një ndër argumentat e përdorur nga qeveria për ndërtesën është se nuk plotëson kushtet minimale teknike për t'u restauruar.

Vlen të kujtohet se me 31 mars, aktorët nuk e pritën mirë gjestin e Pajës, që parkoi makinën 35 mijë euro në vendin ku ata protestonin. “Këtu protestohet, nuk parkohet!”, ishte përgjigja e tyre për aktorin, që tani është edhe anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës, pas votimeve të 30 qershorit.

Ne truallin e Teatrit, qeveria planifikon te ndertoje nje godine te re multi-funksionale te rrethuar me 6 kulla biznesi.

 

Të fundit