Flash News

KRYESORE

“Zbatoje ose hap krahun”, Spiropali: Deklaratat e Bashës shantazhe për në kopësht

“Zbatoje ose hap krahun”, Spiropali: Deklaratat e Bashës

Për Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shantazhet e Bashës janë për në kopsht dhe jo për mjedisin politik.

E ftuar në RTV Ora Spiropali komentoi deklaratat e kryedemokratit Basha i cili sot tha se “Rama ka në tryezë planin e opozitës për ligjin zgjedhor”, ndërsa i kërkoi ta zbatojë ose ndryshe tha se ai duhet të hapë krahun.

“Një njeri që ka thënë se zgjedhjet me 30 qershor nuk do të bëhen se jemi ne këtu dhe zgjedhjet u bënë, një person që ka thënë se këtu do të ketë revolucion nëse Edi Rama nuk ikën dhe ja ku është Edi Rama, një njeri që ka kaluar nga Rama ik te Gjiknuri ik dhe gjithë kohën është duke ndryshuar strategjinë e tij elektorale.

Më vjen keq po këto shantazhe mund të bëhen në kopësht, por nuk bëhen në mjedisin tonë politik sepse e para nuk zgjedh dot tryezën ku je, e dyta nuk zgjedh dot kundërshtarët, kryeministri të ikë, ai tjetri të ikë, këta të gjithë të ikin se do të vimë ne”-tha Spiropali.

“Zbatoje ose hap krahun”, zbardhet plani i opozitës për zgjidhjen e krizës, Basha: Ia dorëzuam Edi Ramës

Të fundit