Flash News

KRYESORE

Zbulohen deputetët që kërkojnë shkarkimin e Metës, skenari që PS ka në mendje

Partia Socialiste ka marrë firmën e 55 deputetëve për të nisur procedurat për shkarkimin presidentit Ilir Meta. Me Kushtetutë, duhet që të jenë të paktën 35 deputetë, që të nisë procedura e shkarkimit të kreut të shtetit. Kërkesa me firmat pritet që të depozitohet të hënën në kuvend.

Televizioni A2 CNN ka siguruar emrat e 35 prej tyre, ku tek firmëtarët janë zv.kryeministri Erjon Brace, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, deputetet Shalsi, Çuçi, Bushati si edhe të gjitha deputetet gra të kësaj force.

Pas paraqitjes së kërkesës ajo fillimisht shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, i cili ka të drejtën e propozimit ose të krijimit të një Komisioni Hetimor. Ndoshta kjo është arsyeja se përse në këtë kërkesë mungon firma e kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetes Klotilda Ferhati.

Nëse krijohet, Komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e Presidentit të Republikës në lidhje me këtë propozim. Në fund të hetimit, komisioni hetimor i paraqet kuvendit arsyet nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Në votim në seancë plenare, kreu i shtetit shkarkohet nëse votojnë pro shkarkimit 2/3 e deputeteve, pra 94 vota. Në fund, vendimi i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, dhe ky institucion merr vendimin nëse shkarkohet presidenti apo jo pas dekretit që anuloi 30 qershorin.

Të fundit