Flash News

KRYESORE

Zbulohen detaje nga e shkuara e familjes Aliaj, nga divorci i prindërve te vrasja me çekiç e babait

Zbulohen detaje nga e shkuara e familjes Aliaj, nga divorci i prindërve te

Vrasja e babait 74 vjeçar nga i biri dhe hedhja në liqen e trupit, ishte lajmi i hidhur që tronditi mëngjesin  e sotëm. Policia arrestoi 28-vjeçarin Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë por vetëm sot është bërë e mundur gjetja e trupit viktimës nga polumbarët e RENEA-s.

Mësohet se familja Aliaj kishte zbritur nga Kukësi vite më parë dhe ishin vendosur në zonën e Shkozës aty ku kishin ndërtuar me mund një banesë përdhese, ndërsa jetonin në kushte të vështira ekonomike. Viktima me fëmijët e tij mësohet se ka patur një konflikt të hershëm, divorci me bashkëshorten pak vite më parë.

Jo të gjithë fëmijët e kanë pritur mirë diivorcin e prindërve. Disa janë larguar në emigrim, ndërsa Selmani i papunë ka qëndruar në banesën përdhese më të atin.

Fqinjët hedhin dyshime se ndoshta ky konflikt mund të jetë ndezur sërish mes babait e të birit, ç’ka ka sjellë edhe fundin tragjik.

Policia po vijon hetmet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Të fundit