Flash News

KRYESORE

Zbulohen detaje nga koncerti i Dua Lipës në Prishtinë, një tjetër këngëtar shqiptar do i bashkohet

Zbulohen detaje nga koncerti i Dua Lipës në Prishtinë, një

Dua Lipa ka njoftuar se do të jetë në Prishtinë më 10 gusht, ku do të marrë pjesë në një koncert përpara fansave të shumtë.

Lidhur me koncertin janë zbuluar disa detaje të reja, pasi mësohet se aty nuk do të marrë pjesë vetëm Dua, por mesa duket është një koncert që mund të kthehet në traditë për kryeqytetin e Kosovës.

Këngëtari me origjinë shqiptare dhe që po zgjeron famën në SHBA, Stanaj, ka njoftuar se do t’i bashkohet këtij koncerti të quajtur “Sunny Hill Music Festival”. Ai falenderon babain e Duas, Dukagjin Lipën, për ftesën e dërguar.

“Hej Dua Lipa, nuk po më pritet që të të bashkohem ty në Kosovë për Sunny Hill Music Festival! I emocionuar që do të performo për herë të parë në Kosovë! Më shumë detaje do zbulohen. Faleminderit Dukagjin Lipa! Do shihemi atje”, shkruan Stanaj.

Stanaj ka qenë së fundmi pjesë e projektit të DJ-it të njohur holandez, Afrojack, me të cilin ka publikuar këngën e re ‘Bed of Roses’. 

Të fundit