Flash News

KRYESORE

Zbulohen detajet/ Kurti, Vuçiç dhe Rama do bëhen bashkë në Munih

Zbulohen detajet/ Kurti, Vuçiç dhe Rama do bëhen bashkë

Në Munih të Gjermanisë po zhvillon punimet Konferenca e Sigurisë. Të pranishëm në këtë takim është Kryeministri i  Shqipërisë,  Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.

Detaje të tjera janë mësuar nga ky aktivitet në Gjermani dhe zbulohet se nën udhëheqjen e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Albin Kurti, i cili është për herë të parë në këtë aktivitet të përvitshëm, do të jetë pjesë e konferencës të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Konferenca “Koordinim, bashkëpunim, konsolidim: Shkuarja e Ballkanit Perëndimor Përpara”, do të bashkojë për herë të parë në një tavolinë, kryeministrin e ri të Kosovës dhe presidentin e  Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Kujtojmë se në Munih do të zhvillohet edhe një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

 

Të fundit