Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zbulohen dy intelektualët që Basha ka ngarkuar për të hartuar Ligjin e ri të Arsimit të Lartë
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, njoftoi dje se një grup intelektualësh janë duke hartuar ligjin e ri të Arsimit të Lartë, që PD do e miratojë sapo të vijë në pushtet.
Politiko.al ka mësuar se grupi i punës që ka ngritur PD kryesohet nga dy akademikët Artan Fuga dhe Mark Marku, të cilët kanë qenë kritikë të ashpër të ligjit të miratuar nga mazhoranca e majtë.
Fuga dhe Marku kanë bërë shpesh herë thirrje për ndërhyrje në ligjin e Lindita Nikollës dhe Edi Ramës, por askush nuk i ka dëgjuar, të paktën deri më tani.
Dy akademikët, por edhe shumë intelektualë të tjerë, janë shprehur më parë se ligji i ri favorizon univeristetet private në kurriz të atyre publike, por kjo është mohuar nga qeveria.
Gjithsesi, drejtimi i këtij grupi nga Artan Fuga dhe Mark Marku i jep kësaj nisme të PD-së një kredibilitet akoma më të madh që në nisje të saj.