Flash News

KRYESORE

Zbulohen emrat e tre deputetëve të LSI që mund t’i bashkohen PS

Zbulohen emrat e tre deputetëve të LSI që mund t’i

Në edicionin e lajmeve të orës 15:00, Top Channel ka publikuar emrat e tre deputetëve të LSI-së që mund t’i bashkohen mazhorancës në ditët në vijim.

Në kronikën e gazetarit Indrit Maraku thuhet: "Në korridoret e politikës Spartak Braho nuk do të jetë deputeti i fundit që do të kalojë tek Partia Socialiste pasi në radhë janë edhe tre deputetë të tjerë, emrat e të cilëve janë: Robert Bitri (Berat), Lefter Koka (Durrës) dhe Vangjel Tavo (Gjirokastër)".

Deputeti Bitri, dy javë më parë nuk zbatoi vendimin e grupit parlamentar të LSI për të braktisur parlamentin teksa qëndroi i vetëm deri në fund të seancës parlamentare. “Kështu e mendoj unë. Është e drejta ime apo jo”, u tha ai gazetarëve.

Shembullin e tij e ndoqën edhe dy deputetët të tjerë të LSI: Koka dhe Tavo që qëndruan deri në fund të seancës parlamentare të ditës së enjte duke refuzuar vendimin e grupit të LSI.

Të fundit