Flash News

KRYESORE

Zbulohen krimet e infermierit “mostër”, vrau me mbidozë ilaçesh më shumë se 84 pacientë

Zbulohen krimet e infermierit “mostër”, vrau me mbidozë

Një infermier i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve në Gjermaninë veriore është tashmë i dyshuar për vrasjen e të paktën 84 pacientëve të tjerë.

40-vjeçari, i identifikuar si Niels H , u dënua për vrasje në tentativë në vitin 2006 dhe vrasje në vitin 2015.

Viktimat morën doza vdekjeprurëse mjekimesh në të gjitha njësitë ku ai punonte. Të afërmit e pacientëve që vdiqën në klinikat ku ai punonte i kishin kërkuar policisë të hetonte më tej.

Një komision u ngrit në vitin 2015 për të hetuar shkallën e krimeve të tij, gjë që mund ta bënte atë vrasësin më të keq të Gjermanisë pas luftës. Mjekimi që “infermieri monstër” u jepte pacientëve shkaktonte ndalimin e zemrës dhe mosfunksionimin e sistemeve të qarkullimit të gjakut. Gjyqtarët thanë se ai ishte i motivuar nga dëshira për të shpallur si “hero” duke ringjallur pacientët që ai kishte vrarë.

Gjatë gjyqit, ai pranoi dhënien e mjekimit vdekjeprurës të paktën 90 personave në një klinikë të kujdesit intensiv Delmendorst.

 

Të fundit