Flash News

KRYESORE

Zbulohen mesazhet e gruas të Saimir Tahirit me Orest Sotën, flasin për ndërhyrjet në tenderat e ministrisë

Zbulohen mesazhet e gruas të Saimir Tahirit me Orest Sotën, flasin

Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda bllokoi pashaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata mori këtë vendim pas kërkesës së Prokurorisë. Në telefonin e Orest Sotës u rikuperuan nga aplikacioni What's App disa SMS me bashkëshorten e ish-ministrit për ndërhyrje në tenderat e Ministrisë së Brendshme.

 Nisur nga këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se kemi të bëjmë me afera korruptive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij, shkruan shqiptarja.cm. 

Ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda i është shpërndarë policisë në pikat e kalimit kufitar. Krahas pasaportës, Tahirit i është bllokuar edhe karta e identitetit, duke bërë të pamundur edhe udhëtimin e tij drejt vendeve fqinje si Maqedoni, Mali i Zi apo dhe Kosovë. Pak ditë më parë, ish-ministri Tahiri udhëtoi në drejtim të Gjermanisë ku tha se vizitoi babain e tij i cili kurohet në një prej klinikave të specializuara atje për një sëmundje të rëndë. Tahiri është në hetim nga Prokuroria edhe për akuzat si i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës i kryesuar nga Habilajt.

Lidhja e Tahiri-Sota me tenderat: 

Firma e Sotës rikonstruktoi komisariatin nr.6 në Tiranë Firma e Orest Sotës “Eco Construction & Partners” shpk, e cila është themeluar në vitin 2015 në Tiranë, ka rikonstruktuar Komisariatin Nr. 6 të Policisë në Tiranë me vlerë 219 mln lekë të reja si n/ kontraktor. Tenderin për rikonstruksionin e komisariatit nr 6 e ka fituar firma “Fusha” ndërsa firma fituese ka kontraktuar “Eco Construction & Partners” shpk për rikonstruksionin.

Kujtojmë që Orest Sota u arrestua në Elbasan, pasi iu sekuestruan 800 mijë euro dhe tre patenta, dy në emër të Saimir Tahirit dhe një në emrin e gruas së tij.

Të fundit