Flash News

KRYESORE

Zbulohen objektivat e radhës të OFL-së, kush janë ‘shënjestrat VIP’

Zbulohen objektivat e radhës të OFL-së, kush janë

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsopn njoftohet se kanë mbërritur edhe katër kërkesa të tjera për sekuestro pasurie, vendim i bazuar në aktin normativ që Qeveria e quan “Anti-KÇK”.

Sipas një njoftimi zyrtar, kërkesat për sekuestro janë ndaj personave që akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës dhe një për Lulzim Berishën. Për këtë të fundit është kërkuar sekuestrimi vetëm i një automjeti të blinduar.

Mësohet gjithashtu se të gjitha kërkesat dhe dokumentacioni përkatës shoqërues, rast pas rasti, po i nënshtrohen vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Për disa prej tyre i është kërkuar Policisë së Shtetit plotësimi me dokumentacionin e plotë, që sipas Aktit Normativ, Policia e Shtetit duhet të sjellë bashkëlidhur me kërkesën për vlerësim sekuestroje.

Të fundit