Flash News

KRYESORE

Zbulohen pamjet e para të makinës nga e cila u krye ekzekutimi në Vlorë

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ekzekutim me armë zjarri. Në një lokal në sheshin e “Flamuri” është ekzekutuar me armë  drejtori i OSHEE në këtë qytet, Roland Qaliu. 

Me makinën që shihni në foton më lart, vrasësit mendohet se kanë vëzhguar shënjestrën e atentatit, pronarin e Vlora Channel, Erven Hysenin. Pasi e kanë parë të ulej në lokal, janë afruar me këtë mjet dhe kanë derdhur breshërinë e plumbave. Burime të policisë thanë për GSH.al, se në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja. Mjeti ka lëvizur me shpejtësi dhe është gjetur i djegur në Panaja. Foto është bërë para se mjeti të digjej nga autorët e krimit. Në atentat mbeti i vrarë edhe drejtori i OSHEE-së në Vlorë, Roland Saliu, i cili ishte ulur bashkë me viktimën tjetër në tavolinë.

 

Të fundit