All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zbulohet ADN-ja e vrasësit të komisarit, Artan Cuku

Zbulohet ADN-ja e vrasësit të komisarit, Artan Cuku
All - Paragraf - 1

Policia ka mundur të grumbullojë disa prova shumë të vlefshme biologjike që i kanë mundësuar edhe zbulimin e profilit gjenetik të ADN-­së së autorit të vrasjes së Komisarit, Artan Cuku më 8 prill në Tiranë. Profili gjenetik i zbuluar nga provat biologjike të gjetura në vendin e krimit, do të përdoret në hetime duke e krahasuar me profilet gjenetike të personave që po hetohen në 3 pistat kryesore ku është orientuar policia: vrasje për hakmarrje, për shkak të biznesit dhe për shkak të detyrës si drejtor policie në Vlorë.

All - Paragraf - 3

“Balkanweb” ka mësuar se në vendngjarje policia ka grumbulluar edhe një numër të konsiderueshëm shenja gishtash, por këto nuk e kanë ndihmuar hetimin, pasi në hollin e pallatit ku ndodhi ngjarja, para policisë kishin qenë edhe të tjerë njerëz, të cilët kanë prekur dyert e ashensorit apo të derës së jashtme. Paralelisht me provat e grumbulluara në vendngjarje policia po punon edhe me pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë. Sipas “Balkanweb” këto pamje përveçse janë bërë publike në media po iu tregohen edhe të gjithë agjentëve kriminalistë të policisë dhe personave të cilët vuajnë dënimin me qëllim identifikimin e personit të shfaqur në video.

Të fundit