Flash News

KRYESORE

Zbulohet data dhe vendi ku Bashkim Fino pritet të zyrtarizojë kandidaturën për kreun e FSHF

Zbulohet data dhe vendi ku Bashkim Fino pritet të zyrtarizojë

Tashmë që 7 shkurti është zyrtarizuar si data kur do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, pritet të konfirmohen zyrtarisht kandidaturat.

E para është ajo e kryetarit aktual, Armand Duka, ndërsa me interes pritet lëvizja e deputetit të PS, Bashkim Fino.

Fino e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit dhe raportohet se zyrtarizimin do e bëjë të enjten, më 11 janar, në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSh”, ku është i ftuar.

Bashkim Fino ka marrë mbështetjen edhe të kolegut të tij, Fidel Ylli, i ngarkuari i Partisë Socialiste për çështjet e sportit, i cili ka deklaruar se nëse ndërhyn kryeministri Edi Rama, Duka mund të rrëzohet shumë lehtë nga posti që mban prej vitesh.

Të fundit