Flash News

KRYESORE

Zbulohet e shkuara e Peleshit, një biznesmen i djathtë i vendosur nga PS për të fituar Korçën

Zbulohet e shkuara e Peleshit, një biznesmen i djathtë i vendosur nga

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, duke folur për betejën zgjedhore në jug të Shqipërisë, u shpreh Korça është zonë e djathtë dhe ishte Niko Peleshi i ardhur nga e djathta që u bë e majtë.

Pjesë nga deklarata:

Abilekaj: Korça është e ndarë e tillë. Pogradeci dhe Erseka janë socialistë. Qyteti i Korçës ka qenë më i djathtë. Niko Peleshi ka qenë një biznesmen i djathtë. Prandaj u zgjodh i djathtë për të fituar Korçën se nuk fitohej me të majtën. Peleshi ka qenë i pari kandidatë i majtë që ka fituar në Korçë duke ardhur nga e djathta.

Ka një fluiditet vote të të djathtëve që votojnë për të majtën. Mendoj se është faktori Peleshi që e ka kthyer të djathtën në minorancë në qytet që ka fituar Bashkinë. Kandidati që u zgjedh në mes të mandatit, ishte një figurë e ardhur nga Peleshi. Edhe Devolli është i djathtë. Rrethi i Korçës përjashto Maliqin, i djathtë. Në sondazhin që dhatë ju dje është që dy partitë e mëdha kanë fituar vota më shumë në fshat dhe më pak në qytet.

Të fundit