Flash News

KRYESORE

Zbulohet e vërteta për videot e Damianos gjatë izolimit në shtëpinë e ‘Big Brother’

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother dhe qëndrimit në izolim për një javë të Damianos, në rrjetet sociale qarkulluan video të cilat ngritën dyshime se ai mund të mos ketë qenë i izoluar.

Ishte Donjeta ajo që tha publikisht se Damiano kishte pasur telefon dhe televizor në dhomën e hotelit, ndërsa ajo jo.

Por, përmes profilit të Damianos në Instagram, që menaxhohet gjatë kësaj kohe nga miku i tij, sqarohet se videoja është realizuar para se Damiano të hynte në shtëpinë e Big Brother dhe para se edicioni i nëntë i Big Brother të fillonte.

“Portalet ishin ata që shtrembëruan gjithë situatën e një videoje të postuar ditë më parë dhe ka nga ata që e kanë besuar një gjë të tillë, por siҫ e shihni, këtu kemi videon e postuar nga Driloni disa ditë pasi Damiano kishte dalë bashkë me Donjetën dhe në të njëjtën kohë kemi edhe foton e postuar nga shoku tjetër i tij, që është bërë po atë natë. Vini re foton kur Juli ka postuar foton për ta mbështetur Damianon. Ai e ka postuar më datë 17 mars foton, duket që nga rrobat që fotoja e postuar nga Juli dhe video e postuar nga Driloni kanë të njëjtën kohë realizimi, duket edhe që ambienti është i njëjtë.

TE DYJA FOTOJA EDHE VIDEO JANË BËRË NË TË NJËJTËN KOHË DHE NË TË NJËJTIN VEND E QË ËSHTË PARA SE TË FILLONTE BIG BROTHER SI SPEKTEKËL. Këto dallojnë vetëm nga koha e postimit dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi” shkruhet në profiling e Damianos.

 

 

Të fundit