Flash News

KRYESORE

Zbulohet kandidati i parë për postin e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Kandidati i parë që është futur në garë për të marrë detyrën e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, është Adnand Xholi. Aktualisht, ai mban postin e drejtorit të hetimit gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme.

Xholi e ka kaluar procesin e vetingut, ndërsa për të do të ketë një tjetër test. Ai do të duhet që t’i nënshtrohet pyetjeve në makinën e së vërtetës, kjo pjesë e procedurës për të gjithë ata që bëhen pjesë të kësaj strukture, që ndryshe njihet si “FBI-ka shqiptare”.

BKH pritet që të nisë të funksionojë në janar dhe kreu i saj zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas propozimit të kreut të SPAK dhe dy prej prokurorëve më me eksperiencë në këtë strukturë.

BKH është një institucion i cili do të ndihmojë SPAK në hetimin e rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Ambasada amerikane njoftoi se oficerët shqiptarë po trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia.

Janë 60 vetë që tashmë prej muajsh kanë marrë të gjithë eksperiencën e nevojshme për praktikat më të mira perëndimore. Kontrolli ndaj pjesëtarëve të BKH-së do të jetë i rreptë, ku atyre do tu monitorohen llogaritë bankare, e po ashtu edhe familjarëve e vazhdimisht do të jenë në kontroll.

Të fundit