Flash News

KRYESORE

Zbulohet kërkesa sekrete e FSHF-së: Ndeshjet e Kategorisë së Parë, jo më të hënave dhe të premteve

Zbulohet kërkesa sekrete e FSHF-së: Ndeshjet e Kategorisë së

Shumë prej rezultateve të javëve të fundit në Kategorinë e Parë kanë ngjallur dyshime. Përmbysje rezultatesh të çmendura dhe ekipe që përsojnë shumë gola me lehtësinë më të madhe. Dhe ajo që ka shqetësuar më shumë Federatën Shqiptare të Futbollit në këtë histori ka të bëjë me faktin se shumë prej takimeve ku ka dyshime, janë luajtur të premteve ose të hënave.

Në këto ditë, zhvillohen pak ndeshje në Europë dhe botë dhe kompanitë e basteve jashtë Shqipërisë janë të predispozuara që të kuotojnë sa më shumë takime. Në këtë mënyrë, përfshihen edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë, sidomos ato që luhen të premteve dhe të hënave, raporton Panorama Sport.

Duke parë këtë situatë dhe shqetësimit se ndeshjet trukohen për përpftime nga bastet, FSHF i ka kërkuar TVSH-së që ka eskluzivitetin e transmetimit të Kategorisë së Parë, që të shmanget zhvillimi i ndeshjeve të premteve dhe të hënave. Kjo masë pritet të merret për të ulur sadopak fenomenin shqetësues në këtë kategori, ku dihet që pjesa më e madhe e klubeve janë të varfra.  

Të fundit