Flash News

KRYESORE

Zbulohet kur do të flasë Edi Rama në Asamblenë e OKB-së

Zbulohet kur do të flasë Edi Rama në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do t’i drejtohet nesër me një fjalim Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Mëngjesin e 22 shtatorit, Rama do të mbajë një fjalim përpara liderëve të pranishëm, ndërkohë pritet një kundërpërgjigje për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili kërkoi sot nga komuniteti ndërkombëtar që të kundërshtonte pranimin e Kosovës në UNESCO.

Sesioni i mëngjesit do të hapet me fjalimin e presidentit të Kameronit, ndërsa Rama është i shtati në radhë, raporton Politiko.al.

Para Ramës do të flasin drejtuesit e Kiribatit, Republikës Qëndrore Afrikane, Moldavisë, Belgjikës dhe Butanit, ndërkohë pas tij do mbajnë fjalim drejtuesit Maltës, Kubës, Tunizisë, Australisë, Hungarisë dhe Islandës.

Në sesionin e mbrëmjes do flasin përpara të pranishmëve drejtuesit e Maqedonisë dhe Greqisë.

Përgjatë tre ditëve të punimeve të Asamblesë së OKB-së, Rama është takuar vetëm me presidentin e Turqisë.

Të fundit