Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zbulohet letra, si i mashtron dhe i keqpërdor Rama ndërkombëtarët
Kur vizitoi Brukselin në fillim të Dhjetorit, Edi Rama ia doli të marrë mbështetje publike nga zyrtarët më të lartë të Komisionit Europian, dy prej të cilëve janë pjesë e Partisë Popullore Europiane.
Por Edi Rama nuk ia ka dalë të zbusë mosmarrëveshjet me drejtuesit e grupit të qendrës së djathtë, më i madhi në Parlamentin Europian.
Hashtag.al zbuloi letërkëmbimin mes Edi Ramës dhe kreut të grupit, Manfred Ëeber, pak kohë para vizitës në Bruksel, ku në qendër të vëmendjes është çështja “Tahiri” dhe mbrojtja politike që Edi Rama i dha në Parlament.
Ky letërkëmbim zbulon jo vetëm sesi Edi Rama keqinterpretoi në Kuvend qëndrimin e PPE-së për “Tahirin”, por edhe mënyrën sesi Rama përpiqet t’u imponohet të huajve me ndikim në politikën europian dhe atë shqiptare.
Letërkëmbimi me gjermanin Manfred Ëeber, kreun e grupit të qendrës së djathtë në PPE, tregon, gjithashtu, se çështja “Tahiri” dhe pavarësia e Prokurorisë janë kryesore për grupin më te madh politik në Parlamentin Europian.
Mosmarrëveshjet mes Edi Ramës dhe PPE-së dolën në pah, kur në 27 tetor, grupi parlamentar i PPE-së shprehu “përkrahjen e plotë për Lulzim Bashën, i cili dënoi presionin politik të kryeministrit mbi prokurorinë, si dhe përdorimin e maxhorancës për mbrojtjen politike të ish ministrit Tahiri.” Më 27 Tetor Grupi i PPE-së i bëri thirrje Ramës të ndërpresë presionin mbi prokurorinë.
Hashtag.al mësoi nga rangje të informuara diplomatike se deklarata shkaktoi irritim tek Edi Rama, i mësuar vetëm me llastimet dhe aferat e diplomatëve të tipit Vllahutin dhe Lu.
Në telefonatat që bëri në Bruksel, ai kombinoi të indinjuarin arrogant me sjelljen e përulur të viktimës nga padrejtësia. Të paktën kjo është përshtypja e bashkëbiseduesve të tij telefonikë në Bruksel, në listën e të cilëve janë Manfred Ëeber, Josef Daul, David McAllister e të tjerë.
Në bisedat mes tyre dhe me gazetarë njëri prej bashkebiseduesve të Ramës e cilësoi si komike tentativën e Ramës. Të njëjtat burime diplomatike i thanë Hashtag.al se edhe David Mc Allister, negociator mes tij e Bashës para zgjedhjeve, e refuzoi fillmisht bisedën, por pastaj i foli shkurt dhe ftohtë.
Megjithatë Rama nuk u tërhoq. Ai i dërgoi një letër zyrtare Kryetarit të Grupit PPE Manfed Ëeber, i cili është edhe nënkryetar i CSU-së bavareze, parti motër me CDU e Angela Merkel.
Përgjigja nga Ëeber me letrën e 15 nëntorit nuk ishte ajo që priste Rama.
Por letra e 15 nëntorit, që ka siguruar Hashtag.al, nuk u bë publike derisa drejtuesit e PPE-së u informuan sesi Edi Rama kishte gënjyër publikisht në parlament më 16 nëntor.
“Kam marrë një letër nga presidenti i Partive Popullore, të cilin, bashkë me Partitë Popullore, e keqpërdorët, duke e dezinformuar dhe pastaj ia nxorët letrën në televizor për t’u thënë shqiptarëve se Partitë Popullore po kërkonin arrestimin e Saimir Tahirit. Në letrën e tij presidenti i Partive Popullore thotë shumë thjesht: “Ne duam drejtësi, jo gjueti shtrigash në Shqipëri”. – tha Edi Rama në parlament më 16 nëntor duke iu drejtuar Lulzim Bashës.
Hashtag.al mësoi se me marrjen dijeni të kësaj deklarate, kryesia e Grupit PPE bëri një mbledhje urgjente me arsyetimin se “asnjëherë, deri tani, nuk na ka ndodhur që një kryeministër të na shtrembërojë 100% qendrimet tona të përcjella me një letër jopublike”.
Në fund të mbledhjes u mor vendimi i pazakontë për të publikuar letrën dërguar Ramës më 15 nentorit, të cilën e siguroi Hashtag.al.
Dy janë fjalitë kyç në këtë letër të shkruar me kortezinë standarde:
“Heqja e imunitetit të deputetit kurdoherë që ka dyshime serioze nuk do të thotë të fillosh një gjueti shtrigash, por përkundrazi do të thotë të vendosësh gjyqësorin në një pozicion ku mund të bëjë punën e tij në mënyrën e duhur dhe në mënyrë”.
“Ne gjithashtu besojmë se krimet e lidhura me drogën janë një problem i madh që mund të pengojë rrugën e vendit drejt BE dhe se përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen në këtë luftë”.
Letra e Ëeber duket se ka nxjerrë zbuluar mashtrimin dhe keqpërdorimin që Edi Rama u bën shqiptarëve dhe të “shqiptarizuarve” të Tiranës. Por, mesa duket, ai ka dështuar të mashtrojë, keqpërdorë apo më keq akoma të blejë maxhorancën e Parlamentit Europian apo amabasadorin amerikan në OSBE.
LETRA E PLOTË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PPE:
Grupi PPE në Parlamentin Europian
Zotit Edi Rama,
Kryeministër i Shqipërisë
Strasburg, 15 nëntor 2017
I nderuar Kryeministër,
Dëshirojmë t’ju falënderojmë për letrën tuaj të dërguar më 30 tetor 2017 lidhur me qëndrimin e Grupit tonë për cështjen e Z. Saimir Tahiri.
Grupi i PPE në Parlamentin Evropian gjithmonë ka mbështetur forcimin e sundimit të ligjit, sigurimin e një procesi të drejtë demokratik dhe zbatimin e reformës së gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë. Pajtohemi plotësisht me deklaratën tuaj për rëndësinë maksimale të pavarësisë së gjyqësorit, respektimin e sundimit të ligjit dhe parimin që askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ne mirëpresim dhe mbështesim hapat dhe veprimet e ndërmarra nga ju dhe qeveria juaj në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë ne gjithashtu besojmë fort që politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe se asnjë ndërhyrje politike mbi sistemin gjyqësor nuk duhet të lejohet në asnjë proces demokratik. Heqja e imunitetit të deputetit kurdoherë që ka dyshime serioze nuk do të thotë të fillosh një gjueti shtrigash, por përkundrazi do të thotë të vendosësh gjyqësorin në një pozicion ku mund të bëjë punën e tij në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të pavarur nga politika partiake.
Grupi i PPE në PE mbështet plotësisht perspektivën evropiane të Republikës së Shqipërisë dhe në këtë aspekt, zbatimin e parimit të sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Ne gjithashtu besojmë se krimet e lidhura me drogën janë një problem i madh që mund të pengojë rrugën e vendit drejt BE dhe se përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen në këtë luftë.
Sinqerisht i juaji,
Manfred Ëeber, deputet i PE, Kryetar i Grupit PPE
Andrey Kovatchev, deputet i PE, Zv. Kryetar i Grupit PPE në PE. (Hashtag.al)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38