Flash News

KRYESORE

Zbulohet lidhja e Anaidit të "Big Brother" me moderatoren shqiptare

Anaid Kaloti, fituesi i “Big Brother 6” mësohet se është në  lidhje me moderatoren simpatike të showbiz-it. Bëhet fjalë për moderatoren e InTv, Sara Kolami.

Burime të sigurta për Class thonë se Anaidi dhe Sara janë parë bashkë mbrëmë në Tiranë, në barin që Anaidi menaxhon prej disa kohësh, në një zonë mjaft të frekuentuar në kryeqytet. Çifti kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit, madje edhe të përqafuar pa shqetësimin më të vogël për sytë kureshtarë.

Nuk dihet sesa kohë kanë të lidhur, por me siguri, lidhja e tyre do të përgëzohet nga të gjithë dashamirësit. Simpatikë, energjikë, ambiciozë... Ai ia ka dalë të jetë i suksesshëm në biznes, ndërsa Sara në televizion po tregon çdo ditë e më shumë siguri televizive. 

 

Të fundit