Flash News

KRYESORE

Zbulohet lidhja e Bjordi Mezinit, miku i nxjerr sekretin

Bjordi Mezini që pas pjesëmarrjes së tij në “Big Brother” është bërë një figurë shumë e dashur për publikun dhe ka marrë pjesë në shumë projekte televizive.

Ish-banori i "Big Brother" ka qenë i ftuar në “Kush vjen për drekë”, në Klan dhe moderatorja Arjola Shehu, ndër të tjera e ka pyetur nëse është nj një lidhje romantike apo jo.

Pas pyetjes ka qenë miku i tij, baroni Gëzim Myshketa, i cili është përgjigjur se në jetën e Bjordit është një vajzë shumë e mirë.

Ndërsa Mezini duket se është vënë shumë në siklet duke e pohuar lidhjen e tij por pa dhënë asnjë detaj më shumë.

Arjola: Bjordi, thuhet që je në një lidhje…

Gëzim: Është, është, me një vajzë shumë të mirë.

Bjordi: Jam në një lidhje, nuk mund të them asgjë më shumë. E kam shumë të shenjtë jetën private. Preferoj ta mbaj për veten time. Unë gatuaj për shoqen time, edhe ajo gatuan për mua. Unë jam patriarkal në kuzhinë dhe është e vështirë të ndash kuzhinën me mua. Ne nuk jetojmë bashkë dhe kjo gjë e mban lidhjen shumë të fortë.

 

Të fundit