Flash News

KRYESORE

Zbulohet lista e zezë, Abidal planifikon 3 largimet e Barcelonës

Zbulohet lista e zezë, Abidal planifikon 3 largimet e Barcelonës

Barcelona po mendon të largojë disa lojtarë në merkaton e janarit. Emri kryesor që e pëson është Nelson Semedo. Portugezi nuk ka arritur të kthehet kurrë në titullar fiks dhe drejtuesit kanë humbur besimin tek ai.

Mbrojtësi po luan sezonin e tij të 3-të në Barcelonë. Ai konsiderohej si i pashitshëm në verë me katalanasit që nuk pranuan as 40 milionë euro ofertë. Eric Abidal po punon tani për shitjen e portugezit.

Sekretari Abidal nuk po punon vetëm për largimin e Semedos, por dhe për dy mbrojtësit e tjerë Moussa Wague dhe Tobido. Barcelona kërkon të grumbullojë të ardhura për të afruar ndonjë yll në mbrojtje, pasi është një sektor që po vuan shumë.

Të fundit