Flash News

KRYESORE

Zbulohet mesazhi i Ramës për kandidatët e vet: Ç’mobilizoni sa të jetë e mundur kandidatët e partive të vogla

Zbulohet mesazhi i Ramës për kandidatët e vet:

Një mesazh i Ramës për kandidatët e vet sapo është bërë publik  në të cilin ai i udhëzon këta të fundit të çmobilizojnë sa më shumë të jetë e mundur kandidatët e partive të vogla.

Kjo sipas tij sepse janë vota për të dëmtuar objektivin e PS. Të njëjtën gjë kandidatët duhet ta përcjellin edhe te të afërmit e vet thuhet më tej në mesazhin e siguruar nga burime të LAPSI.al.

Mesazhi i plotë

“Kapni dhe çmobilizoni sa të jetë e mundur kandidatët e partive të vogla! Skanë asnje shans të fitojnë mandat dhe vetëm hanë vota kot nga e majta. Përfshihini sa te mundeni në fushatën tonë. Kudo ku flisni me këdo që flisni, edhe brenda organizatave, jepuni mesazhin që jane vota për të dëmtuar objektivin e PS, duke ndihmuar padashje PD apo LSI në kurriz të PS! Forca! Intensitet maksimal. Ditë natë! Mobilizoni miq, kushërinj, nipa, mbesa, fis e fare, me telefon, kudo ku i keni, qe të luftojnë për PS! Fitore!:, shkruan Rama në mesazhin e shpërndarë tek të gjithë kandidatët.

Të fundit