Flash News

KRYESORE

Zbulohet një kamion i mbushur me 8 trupa të pajetë njerëzish

Zbulohet një kamion i mbushur me 8 trupa të pajetë njerëzish

Tetë trupa të pajetë janë zbuluar nga policia amerikane në pjesën e pasme të një kamioni në San Antonio të Teksasit.

Ngjarja dyshohet të jetë një rast i trafikut të qënieve njerëzore, ndërsa në pranga është vënë shoferi i kamionit i cili u gjet në një lokal aty pranë.

Shoferi e parkoi kamionin pranë një Qendre Tregtare në San Antioni dhe zbrilit për të blerë ujë. Mesa duket punonjësi i barit vuri re diçka të dyshimtë dhe njohtoi policinë.

Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pasi hapën dyert e kamionit zbuluan rreth 38 persona, nga 15 në 30 vjeç. Tetë prej tyre nuk kishin mundur të mbijetonin dyshohet për shkak të temperaturave të larta brenda kamionit.VOA

Të fundit