Flash News

KRYESORE

Zbulohet një tjetër “Escobar” shqiptar, arrestohet në Itali

Zbulohet një tjetër “Escobar” shqiptar, arrestohet në

Policia italiane ka arrestuar një 36 vjeçar shqiptar së bashku me të dashurën e tij me 22 kg marijuanë dhe hashash të fshehur në një makinë që kishte ardhur nga Shqipëria.

Në sallën e gjyqit ka dalë gruaja, ndërsa burri pritet të dalë në gjykatë gjatë muajit dhjetor.

Megjithëse nuk jepet emrit i tij, mediat lokale italiane shkruajnë se shqiptari ishte angazhuar fuqimisht në trafikun ndërkombëtar të drogës të destinuar kryesisht për në krahinën e Brescia-s dhe në përgjithësi në Italinë veriore, teksa konsiderohet si një prej bosëve më të kërkuar të narkotrafikut në Evropë. Të dhënat rreth të arrestuarit janë të pakta, pasi autoritetet po punojnë për të arrestuar edhe anëtarët e tjerë të organizatës që dyshohet të jenë shqiptarë.

Ai konsiderohet si një lloj “Pablo Escobar” i Tiranës, pronar i një zinxhiri klubesh të natës dhe ndërkohë ndodhej nën një urdhër arresti evropian. Policia i ka gjetur atij një kartë të rreme identiteti.

Sipas medias lokale, operacioni i koduar “Trafiku i fundit” bëri të mundur arrestimin e tij, i cili ishte fshehur në një dollap, por që u zbulua gjatë kontrolleve.  Hetimet kanë zbuluar se 36 vjeçari ka mbajtur marrëdhënie me eksportues shqiptar të drogës dhe shitës italianë në mes të Brescia, Milanos dhe Bergamos.

 

Të fundit