Flash News

KRYESORE

Zbulohet një tjetër shkelje që ka bërë Kajmaku pasi KQZ e shkarkoi nga detyra

Zbulohet një tjetër shkelje që ka bërë Kajmaku pasi KQZ

Ish kryetari i Bashkisë së Vorës është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Ndaj tij është ngritur një tjetër akuzë për një shkelje të bërë, pasi KQZ vendosi që ta shkarkonte nga detyra.

Kajmaku ka ushtruar funksionet e tij pas dhënies fund të detyrës sipas prokurorit të çështjes. Abc News raporton se pas vendimit të KQZ, ai shkarkoi nga detyra dy nënkryetarët e bashkisë, Hekuran Brahimajn dhe Laureta Omerin, ndërsa u vendos si i vetmi nënkryetar, shefi i kabinetit Gent Picari.

Pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike se ish kryebashkiaku i Vorës ishte dënuar në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit, nisën hetimet që zbuluan edhe shkeljet e bëra.

Prokuroria firmosi arrestimin e tij me akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të formularëve” si dhe “ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Të fundit