Flash News

KRYESORE

Zbulohet njeriu i rëndësishëm që do të menaxhojë fushatën PD-së në të gjithë Shqipërinë

Zbulohet njeriu i rëndësishëm që do të menaxhojë

Partinë Demokratike e ndajnë vetëm pak ditë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Për demokratët dhe veçanërisht për kryetarin Lulzim Basha, kjo fushatë ka një rëndësi të veçantë pasi duhet të konfirmohen si një forcë e rëndësishme dhe madje drejtuese pas largimit të Sali Berishës si kryetar.

Politiko.al mëson se Basha ka zgjedhur si menaxhues të fushatës së PD-së në të gjithë vendin ish-drejtorin e UKT dhe CEZ, Sahit Dollapin.

Dollapi është bashkëpunëtor i ngushtë i Bashës dhe ka drejtuar ujësjellësin e Tiranës gjatë kohës që kryebashkiak ishte kreu aktual i PD.

Do jetë Sahit Dollapi personi që do të marrë përsipër një rol të rëndësishëm si ai i menaxherit të fushatës, e cila parashikohet të jetë e fortë dhe e ndezur deri ditën e fundit, raporton Politiko.al.

Ekskluzive/ Zbardhen negociatat PD-PAA, kushti që Duka i ka vendosur Bashës dhe çfarë i trembet kryedemokrati

Të fundit