Flash News

KRYESORE

Zbulohet sa do të mungojë Suarez, tronditet Barcelona

Zbulohet sa do të mungojë Suarez, tronditet Barcelona

Barcelona mori vesh dëmtimin e sulmuesit Luis Suarez. Sulmuesi kryesor u operua ne gjurin e tij të djathtë dhe pritet të mugnojë gjatë për skuadrën e Barcelonës. Uruguaiani me shumë mundësi nuk do të jetë në dispozicion për 4 muaj.

Ekipi katalanas doli me reagim zyrtar duke informuar se sulmuesi u operua dhe do të nisë kohën e rikuperimit. Trajneri Ernesto Valverde nuk do të ketë mundësi të përdorë më sulmuesin me shumë mundësi deri në fund të sezonit.

Shpresa e madhe e Barcelonës është që të ndodhë një mrekulli dhe sulmuesi të rikthehet më shpejt, vetëm për dy muaj. Shanset që lojtari të rikthehet janë të pakta, por në Katalunja kanë kryqëzuar gishtat.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit