Flash News

KRYESORE

Zbulohet se kush e merr të enjten politike te ‘News 24’ pas largimit të Ylli Rakipit

Largimi i Ylli Rakipit me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në ‘Top Channel’, ka krijuar një boshllëk jo të vogël për ‘News 24’. Megjithatë, Politiko.al mëson se drejtuesit e televizionit kanë vendosur që mbrëmjen e të enjtes, kur audienca është tepër e lartë, t’ja japin Eni Vasili me emisionin e saj ‘Studio e Hapur’.

Aktualisht, ky emision transmetohet tre herë në javë, të hënën, të martën dhe të premten, ndërkohë që do t’i shtohet edhe e enjtja. Me katër herë në javë transmetim, Eni Vasili barazon rivalin e saj në Tv Klan, Blendi Fevziun me ‘Opinion’.

Lubonja dhe Bushati kalojnë te ‘Top Channel’, ‘News 24’ mbetet pa asnjë opinionist

Të fundit