Flash News

KRYESORE

Zbulohet skandali me tenderin për rrugën e Porto Romanos, ARRSH refuzoi ofertat më të ulëta

Zbulohet skandali me tenderin për rrugën e Porto Romanos, ARRSH

Teksa buxheti i shtetit ka pësuar goditje nga kriza ekonomike si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe tërmetit të 26 nëntorit, institucionet shtetërore vazhdojnë të shpërdorojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Neës24 ka zbuluar një shkelje flagrante nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me tenderin për rindërtimin e Rrugës së Porto Romanos në Durrës, saktësisht loti i tretë me një vlerë prej 670 milion lekësh, rreth 5,4 milion euro.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, nga 6 kompani pjesëmarrëse në garë, ka refuzuar 3 ofertat më të ulëta, më konkretisht me ofertën 456 milion lekë, 614 milion lekë dhe 631 milion lekë, teksa është ndalur tek ato me shuma të mëdha si; 642 milion lekë rreth 5.1 milion euro, 647 milion lekë dhe 649 milion lekë.

Gara në tenderat e ARRSH është kufizuar prej kohësh, pasi përmes disa skemave fiktive me pjesëmarrjet në tendera, kompani të lidhura me njëra-tjetrën, apo shoqëri bija të krijuara prej tyre, kalojnë në xhepat e tyre tenderat e majme të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Në finale kjo nuk është thjesht një garë mes kompanive të rrugëve pasi në fund të fundit goditjen e pësojnë paratë publike.

Të fundit