Flash News

KRYESORE

Zbulohet slogani i Partisë Demokratike për fushatën e 2017-ës

Zbulohet slogani i Partisë Demokratike për fushatën e

Politiko.al ka arritur të zbardhë sloganin që Partia Demokratike do të përdorë gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017-të.

“Republikë e re. Ekonomi e fortë. E nesërme e sigurt”, është slogani që ka marrë konfirmimin e kryetarit Lulzim Basha, raporton Politiko.

Në fakt, ky slogan ka shoqëruar opozitën gjatë tre muajve që qëndroi në çadrën përpara Kryeministrisë. ‘Republika e re’ ishta çka Basha u premtoi qytetarëve shqiptarë se do të ndërtonte sapo të vinte në pushtet. Me arritjen e marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama, Basha nuk e ka hequr nga diskursi i tij ‘Republikën e Re’, por përkundrazi e ka kthyer në sloganin qëndror të fushatës.

Ashtu siç vetë kreu i PD-së ka deklaruar, Republika e re është një proces që demokratët mund ta vendosin në zbatim vetëm nëse më 25 qershor do të dalin forcë e parë.

Të fundit