Flash News

KRYESORE

Zbuloi "Panama Papers" në Maltë, vritet me eksploziv gazetarja

Gazetarja  investigative që drejtoi hetimin e Panama Paper për korrupsion në Maltë u vra mesditen e të hënës teksa po shkonte me makinën e saj tip “Peugeot 108” për te hedhur plehrat.

Në makinën e gazetares Daphne Caruana Galizia, ishte instaluar një sasi eksplozivi e cila i mori jetën kësaj të fundit.

Galzia është një nga gazetaret më të njohura në Maltë dhe shkrimet e saj janë  nga më të lexuarat në vend, siç raporton “The Guardian”. Galizja është konsideruar se gruaja Ëikileaks, pasi artikujt e saj ishin një pengesë për krimin dhe korrupsionin në shtetin më të vogël të Evropës.  Ajo gjithashtu ka drejtuar dhe gishtin ndaj kryeministrit të vendit Joseph Muscat dhe dy bashkëpunëtorët e yij më të ngushtë pasi sipas asaj kanë lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit.

Televizioni i Maltës raportoi se Caruana Galicia kishte paraqitur një ankesë në polici dy javë më parë për të thënë se ajo kishte marrë kërcënime, por nuk u dhanë informacione të mëtejshme.

Postimi i saj i fundit u bë në orën 2:35 të se hënës dhe më pas ndodhi shpërthimi që i mori dhe jetën. Njoftimin në polici e ka bërë i biri i saj i cili pasi ka dëgjuar shpërthimin ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Të fundit