Flash News

KRYESORE

Zbuloni më shumë për veten nëpërmjet ngjyrës që preferoni...

Zbuloni më shumë për veten nëpërmjet ngjyrës

A e dini se psikologjia e njeriut ndryshon në varësi të preferencave për ngjyrat? Përshembull psikologjia e një njeriu që vishet me të kuqe nuk është e ngjashme me atë që pëlqen të vishet me të bardha. Studimet kanë treguar se ndikimi i ngjyrave te njerëzit është shumë i madh. Kuptoni gjendjen tuaj psikologjike dhe emocionale sipas ngjyrave që ju pëlqeni.

E bardha

E bardha është ngjyra e dritës, që simbolizon pastërtinë.

Personi, i cili zgjedh të bardhën, karakterizohet nga sinqeriteti, pafajësia dhe thjeshtësia në shije. Njerëzit, të cilët shmangin ngjyrën e bardhë, karakterizohen nga realizmi dhe racionalizmi. Ata i njohin dhe i pranojnë gabimet e tyre, por zakonisht nuk duan t’i korrigjojnë ato.

E zeza

E zeza frymëzon pasuri, respekt, elegancë dhe në disa raste edhe mister.

Është e lidhur edhe me të mbajturit zi, me të panjohurën, vdekjen, depresionin dhe vetminë. E zeza është në fakt mungesa e ngjyrës. Teorikisht, kjo mungesë e ngjyrës mund t’i atribuohet mungesës së gëzimit, gjallërisë dhe jetës sociale. Mund të themi se njeriu, i cili preferon të zezën është serioz, meditues dhe nganjëherë i fshehtë. Njerëzit, të cilët nuk e duan të zezën, kërkojnë pavarësinë dhe lirinë nga çdo varësi. Ata karakterizohen nga frika ndaj së panjohurës.

E kuqja

E kuqja është “ngjyra e ngjyrave “. Në disa gjuhë është sinonim i ‘ngjyrosjes’: apo edhe i së ‘bukurës’ Ngjyra e kuqe ka hyrë në ndërgjegjen tonë si ngjyra e dashurisë, ndoshta për shkak se shkencërisht është një ngjyrë që stimulon shqisat dhe aktivizon qarkullimin e gjakut. Pra, ata që zgjedhin të kuqen, karakterizohen nga pasioni, sensualiteti, energjia dhe spontaniteti. Por përtej pasionit, e kuqja është ngjyra më e fortë dhe është e lidhur me forcën, agresivitetin, ambicien dhe rebelimin. Njerëzit, të cilët e shmangin atë, zakonisht kanë luhatje humori dhe janë egoistë. Nuk përjashtohet. gjithashtu, të kenë edhe fobi, të cilat nuk kanë gjetur ende forcën t’i përballojnë.

E verdha

Është ngjyra që tërheq më shumë vëmendjen. Përdoret në fushat e reklamimit, në tabela. Gjithashtu është ngjyra e diellit, elementi që na jep jetë. Ata që tregojnë një preferencë për të verdhën, karakterizohen nga gjallëria dhe energjia, komunikimi, lumturia. Pëlqejnë argëtimin dhe mirëqenien. Në disa teori të tjera, e verdha përfaqëson zili, sëmundje dhe rrezik.Ata që e shmangin atë, shpesh, zhgënjehen lehtë dhe përpiqen për të shpjeguar emocionet me logjikën.

Portokalli

Nuk është rastësi që ngjyra portokalli ka marrë emrin nga portokalli. Në mendjet tona e lidhim këtë ngjyrë me lumturinë dhe shëndetin. Njerëzit të cilët e duan ngjyrën portokalli, karakterizohen nga rehatia, bollëku, ngrohtësia, këmbëngulja, shoqërueshmëria dhe pavarësia.Ata që nuk e pëlqejnë janë zakonisht tolerantë ndaj njerëzve të cilët i rrethojnë, ndërsa ata vetë ka gjasa të jenë emocionalisht në presion.

E gjelbra

Gjatë Mesjetës, kjo ngjyrë ishte e lidhur me të keqen dhe shpesh me vetë djallin.

Megjithatë, gjatë shekujve, e gjelbra u “shkëput” nga e keqja dhe u bë sinonim i natyrës, besimit dhe harmonisë. Tifozët e së gjelbrës janë të qetë, shmangin konfliktet dhe duan rehatinë, ngrohtësinë dhe ekuilibrin.Njerëzit, të cilët e shmangin atë, karakterizohen nga një preferencë më e madhe për pavarësinë, se sa për përkushtimin ndaj jetës familjare.

E kaltra

E kaltra është simboli i paqes, qetësisë dhe ëndrrave. Njerëzit, të cilët e duan këtë ngjyrë, karakterizohen nga qetësia, ëndrrat e bukura, përkushtimi, organizimi, nostalgjia dhe sinqeriteti. Por, e kaltra e errët, ndoshta për shkak të afrimit me ngjyrën e zezë, karakterizon një njeri melankolik. Ata që e shmangin, karakterizohen nga disiplina dhe parapëlqimi për punët e vështira. Janë të vendosur dhe nuk devijojnë nga objektivat e tyre.

Ngjyra kafe

Është ngjyra e tokës, e bilancit dhe stabilitetit.

Ata që zgjedhin këtë ngjyrë zakonisht janë praktikë, të balancuar dhe të thjeshtë.Ata që e shmangin janë aventurierë, të shqetësuar dhe karakterizohen nga mospëlqimi i rutinës.

Grija

Ndodhet mes të zezës dhe të bardhës dhe jep një zgjidhje ‘diplomatike’.

Ata që e pëlqejnë karakterizohen nga modestia dhe indiferenca. Njerëzit që e shmangin preferojnë ndershmërinë dhe transparencën në krahasim me diplomacinë.

Të fundit