Flash News

KRYESORE

Zbuluan lidhjen me ISIS, Italia dëbon shqiptarin

Zbuluan lidhjen me ISIS, Italia dëbon shqiptarin

Një shqiptar nga Kosova, 28-vjeç, banues në Bolzano është dëbuar nga Italia, pasi dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik, ISIS.

Mësohet se shqiptari ishte nën hetim prej disa muajsh nga autoritetet italiane. Ai raportohet se kishte mbështetur aktivitetin e organizatës “Rinia Islamike Kaçanik” ndërsa kishte qenë pjesë e xhihadistëve në 2014 dhe 15 në Siri, shkruan Express.

 Në përfundim të hetimeve shqiptari nga Kosova është dëbuar pas vendimit të firmosur nga ministri i Brendshëm Marco Minniti. Kosovari është shoqëruar në atdhe nga një avion i nisur nga aeroporti i Milanos.

Të fundit